zemra-shqiptare - =>Teknologji
  =>Chati
  =>Chat Tjeter
  =>Forumi
  =>Free Powers
  =>Video Clipe
  =>Mobile Themes
  =>Foto Smek Down
  =>Foto Per Xat
  =>Lojra
  --------------
  =>FotoShop Online
  =>Fjalor Anglisht-Shqip
  =>Radio Te Huaja
  =>Radio " What's Up "
  =>Radio Shqiptare
  =>Calculate
  =>Google Search
  =>YouTube
  ------------------
  =>Download Films
  =>Download Game
  => Download Muzic
  => Download Remix
  =>Download M.office
  -----------------
  =>Si Te Hapeshe Webs
  =>Si Te Hapeshe Chat
  =>Hap Msn Te Ndryshme
  =>Disa Web Te Ndryshem
  =>Nick Name
  ------------------------
  =>Si Te Formatoshe Nje Kompjuter
  =>Teknologji
  =>Bota E Cuditshme
  =>Harta E Botes
  =>Qytete Turistike
  =>Libra Te Ndrysheme
  =>Ora E Gjithe Botes
  =>Kuriozitete
  =>A e Dini Se...
  =>Mjeksi
  =>Vipat
  -------------------
  =>Lajmet Nga Vendi
  =>Lajme Nga Bota
  =>Gazeta Te Nryshme
  =>Gazeta Shqiptare
  =>Mediat Shqipptare
  ---------------------
  =>Histori Te Nxehta
  =>Leter Dashurie
  =>Poezi Dashurie
  =>SmS Falas
  =>SmS Miqsie
  =>SmS Sexy
  =>Batuta Filmash
  =>Fjal Te Urta
  --------------------
  =>Big Brother 3 Live
  =>Tv Te Ndryshme
  =>Tv TopChannel
  =>Tv VizionPlus
  =>Tv Klani
  =>Tv Malsia
  =>Tv Kosova
  =>Filma
  =>Film Aksion
  =>Film Premier
  =>Paketa Tv Sport
  ----------------
  Radio HapsiraFM
Ky Eshte: wWw.Zemra-Shqipatre.Page.Tl   oSe   wWw.Zemra-Shqiptare.Webs.Com   
Coca Cola del fituese ne betejen ndaj Microsoftit dhe IBM
Coca Cola, fitimtare ne “betejen” me IBM e Microsoft
Marka Coca Cola eshte ajo qe vlen me shume ne rang boteror, duke lene pas gjigandet e kompjuterave dhe programeve virtuale.

Pija amerikane me qender ne Atlanta te Georgia-s qe identifikohet si e tille qe prej vitit 1886, ka nje vlere aktuale tregu prej 68.73 miliarde dollaresh, e ndjekur nga IBM me 60.21 miliarde dhe 56.65 dollaret e Microsoft. Me pas renditet motorri i kerkimit Google me 31.98.

Google eshte marka qe ka fituar me shume ne vitin 2009. Rezultatet kane dale nga kerkimi i bere prej Interbrand, nje prej shoqerive me te medha ne fushen e konsulences per markavt e nivelit nderkombetar.

 

Paraqiten nokia x6 dhe x3
Nokia X6
Të mërkurën është paraqitur edhe zyrtarisht Nokia X6, një celular pak më i trashë i dedikuar për adhuruesit dhe multimedias në përgjithësi, e më të cilin do të mund edhe të telefonohet, fotografohet, incizohet...Nga karakteristikat themelore vlen të përmendet ekran 3.2 inçësh të ndjeshëm në prekje, fotoaparati ka thjerrëza Carl Zeiss dhe blicin e dyfishtë LED, A-GPS, busulle të integruar dhe Nokia Maps, 32 gigabajt të memories interne, konektor microUSB, WLAN, Bluetooth 2.0, WCDMA, GPRS/EDGE, HSDPA si dhe mbështetje për formate të ndryshme audio dhe video.Në shitje del në fund të viti me çmim prej 460 eurosh.Pos X6, Nokia po dje ka paraqitur edhe modelin X3, i cili vjen në një paketim më të vogël dhe ekran më të vogël (2.2 inç), tërësisht i pandjeshëm në prekje, me tastierë rrëshqitëse, fotoaparat prej 3.2 megapikselash. Çmimi është katër herë më i vogël se ai X6 dhe kushton 115 euro, derisa në shitje do të del në të njëjtën kohë me atë X6.

 

Televizor OLED nga LG. Edhe një paralajmërim i televizorëve OLED, kësaj radhe nga kompania LG, modelet e së cilës do të duhet të paraqiteshin deri në fund të vitit.

Sipas informatave të fundit të cilat vijnë nga LG, ky prodhues korean në ofertën e vet së shpejti do të duhej të shtojë edhe televizorët OLED.
Bëhet fjalë për televizorë me ekran prej 15 inç të cilët gjoja janë në prodhim e sipër, derisa në treg do të duhej të dalin në muajin dhjetor. Oferta së pari do t’i përkas fillimisht tregut korean, mirëpo pas pak kohe do të duhej të shpërndahej edhe në mbarë botën.Sipas paralajmërimeve, ekran OLED nga LG do të ketë jetëgjatësi prej 30.000 orësh që është rezultat më i mirë sesa televizioni OLED XEL-1 i kompanisë Sony, derisa është paralajmëruar edhe rezolucion më i mirë se ky i fundit.

  

Clipper mp3 player.Archos Clipper Archos ka nxjerrë në treg ‘enty-level MP3 player’ të emërtuar Clipper, i cili u dedikohet atyre të cilët dëshirojnë të dëgjojnë vetëm muzikë.

Ky mjet nuk ka ekran, peshon vetëm 15 gramë, ndërsa vjen me memorie 2 GB, pa mundësinë e zmadhimit me kartela memorie.

Nga datotekat e muzikës përmban MP3 dhe WMA, ndërsa kohëzgjatja e mbajtjes së baterisë është 11 orë reproduktive.

Clipper është kompatibil me Windows-ët dhe Mac OS X, ndërsa çmimi në tregun evropian është 20 euro.

 

Chrome shfletuesi me i shpejt Shfletuesi i internetit Chrome nga kompania Google që prej paraqitjes së tij është bërë konkurrenti kryesor i atij Apple Safari në tregun e shfletuesve super të shpejtë të internetit, por assesi nuk ia dilte që të del në vendin e parë të më të shpejtëve.

Duket se gjërat megjithatë kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit eksperimental të shfletuesit Chrome (3.0.196.0) i cili ka shtojcën "whisper it". 
Versioni i ri, sipas të gjitha gjasave, sjell me vete përshpejtim prej 30 për qind më të madh sesa në atë paraprak, derisa ekspertët e kësaj lëmie pohojnë se Chrome aktualisht është dyfish më i shpejtë sesa Mozilla Firefox 3.5, e madje tetë herë më i shpejtë sesa Internet Explorer 8.

 

Google pergatit motorrin e kerkimit me te ri. Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.

 

Leshohet  Firefox 3.6
Firefox 3.6 a1: new CSS features, faster JavaScript
Është lëshuar versioni i parë zyrtar I shfletuesit Firefox 3.6 I cili do të duhej të sillte përmirësime që kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe një varg mundësish të reja.

Në versionin 3.6 të Firefoxit me emër kodues Namoroka do të duhej të përfshihen përmirësimet që lidhen me shpejtësinë e ekzekutimit të JavaScript dhe njohjes së faqeve, si dhe disa mundësi tjera më të vogla që lidhen me CSS (Cascading Style Sheets).
Në Mozilla theksojnë se për dallim nga versioni paraprak, Firefox 3.6 do të lëshohet relativisht shpejtë pas versionit 3.5, respektivisht nuk do t'I dallojnë vitet por muajt.

  

Versioni i ri Bugati Voyager Duket se Bugatti megjithatë nuk ngopet me versionet e reja të modelit Veyron. Pas Pur Sang, Bleu Centenaire, Sang Noir e Fbg by Hermes, Bugatti po përgatitet të lansojë edhe versionin më ekskluziv deri më tani - Grand Sport Sang Bleu.Siç edhe e përshkruan emri, Veyron me “gjak të kaltër” është i bazuar në modelin Grand Sport, që kur merret parasysh se do ta prodhojë vetëm në 20 njësi të Grand Sport e bëjnë edhe më ekskluziv.Edhe pse automjeti nga aspekti mekanik nuk dallon nga versioni standard Grand Sport, Sang Bleu megjithatë dallohet nga lyerja e jashtme me dy ngjyra. E argjendta si deri më tani i takon pjesëve nga alumini, derisa e kaltra mbretërore mbulon pjesët nga fijet karbonike.Sang Bleu për më shumë dallohet edhe nga thithësit e pasmë të ajrit dhe me mbulesat speciale të aluminit. Në Bugatti nuk e kanë përmendur se në sa njësi do të prodhojnë këtë version dhe as sa do të jetë çmimi i tij, prandaj është lehtë e mundur që të prodhohet edhe vetëm një njësi unike. Natyrisht, nëse del vetëm një mund të imagjinojnë se vetëm ata me xhepa shumë të thella do ta bëjnë për veti.

 

Lenovo:Probleme me baterine. Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.

Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.
Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë, nuk ofron mundësinë e mbushjes dhe vazhdimisht ka kapacitet të vogël apo rënie të përnjëhershme të kapacitetit. Problemi e paraqet baterinë sikur të ishte në fund të jetëgjatësisë së saj, derisa ai përfshin modelet ThinkPad T60, T61, R60, R61, X60 e X61.

 
 
Today, there have been 56 visitors (60 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free